Thiago Alcantara flet për ndryshimin që ndodhi te Bayern, gjatë vitit 2020

Thiago Alcantara flet për ndryshimin që ndodhi te Bayern, gjatë vitit 2020

Thiago Alcantara ka zbuluar disa detaje mjaft interesante mbi atë se çfarë ndodhi te Bayern Munich gjatë vitit 2020.

Mesfushori spanjoll ka treguar për ndryshimet që solli Hansi Flick, si në ndryshimet taktike ashtu edhe në ato mentale.

Skuadra ishte në një krizë të madhe me Niko Kovac, por pasi Flick mori kontrollin e skuadrës, gjithçka u kthye në vendin e vet. Alcantara tregoi se si ndodhi gjithçka.

“Kur ndalon në dhjetor, ti ke kohë të shikosh prapa dhe të shihni perspektivat në gjërat që kanë shkuar gabim, por edhe në ato që keni bërë mirë”, ka thënë Alcantara.

“Kështuqë, mendoj se ne kishim kohë që të përgatiteshim për start të ri të ligës, të rifreskonim veten dhe të fillonim nga zero. Mendoj kjo ishte pika. Ne filluam nga zero, pa pishmane për të kaluarën. Mendjo se ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë tutje spanjolli.

Thiago ka bërë një sezon solid me Bayern, duke shënuar tri gola. Sigurisht, roli i tij është shpërndarja e lojës dhe jo golat.

MEDIAL.mk