Thiago Alcantara kundër VAR, ky është arsyetimi i tij

Thiago Alcantara kundër VAR, ky është arsyetimi i tij
19:45 | 18 Korrik 2019

Ylli spanjoll i futbollit, i cili luan me skuadrën e Bayern Munich, Thiago Alcantara, është deklaruar kundër teknologjisë VAR në futboll.

Aplikimi i VAR në futboll ka bërë revolucion në mënyrën e të arbitruarit në secilën ndeshje futbolli.

Shumë gabime janë eliminuar, por për disa, teknologjia largon shumë emocione nga fusha dhe publiku.

Një nga ata që është kundër kësaj teknologjie në futboll është edhe ylli i Bayern Munich, Thiago Alcantara.

“Unë jam romantik i futbollit, më pëlqen pjesa e ‘ligësisë’, pa të nuk do të ishte një pjesë e madhe e historisë që kanë ndodhur në futboll. Mendoj se teknologjia sjell drejtësi, por heq esencën e lojës” ka thënë Thiago, transmeton lajmi.net.

“Herën e parë që feston golin, je paksa i pavendosur, shikon tek gjyqtari nëse ka aprovuar golin apo ka duart tek veshi. Futbolli ka humbur emocionin e tij” ka thënë tutje spanjolli.

Përveç Thiago Alcantara, edhe trajnerët e Premierligës ishin shumica kundër VAR, fakt që bëri që liga angleze të luhej pa teknologji sezonin e kaluar, ku gjithashtu pati disa gabime trashanike nga gjyqtarët. /Lajmi.net/

TAGS