Thirrje për ta mbrojtur Kanionin e Holtës nga betonizimi, të premten protestohet në Tiranë

Fotografi nga Gjakova, Nëntor Oseku i cili viteve të fundit përmes fotografisë ka bërë promovimin e bukurive që i ofron Shqipëria, e sidomos pjesa e jugut, ka bërë apel që të mbrohen këto bukuri.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për mbrojtjen e Kanionit të Holtës, kanion ky në pjesën e Shqipërisë së Mesme.

Ky kanion paraqet interes për ngjitje malore, për adhurues të kampingut si dhe për grupe kacavarësh nëpër shkëmbinj.

Oseku ka thënë se ndjehet i dëshpëruar nga fotografitë që ka parë që kjo pjesë ka filluar të betoniziohet shkaku i ngritjes së hidrocentraleve.

Postimi i plotë:

Një vit më parë bëra kamping disa ditorë në kanionin e Holtës. Gjatë këtij kampingu qemë mahnitur me bukuritë e kësaj perle të Shipërisë së Mesme.

Fotot e këtyre ditëve të publikuara në medie, ku shihet betonizimi për ngritjen e hidrocentraleve, na dëshpëroi pa masë. I indinjuar thellë për shkatërrimin e këtij monumenti të mbrojtur natyror, që do të ndikonte negativisht në turizmin shqiptar, ftoj miqtë dhe adhuruesit e shumtë të natyrës që masivisht ta nënshkruajnë peticionin, përkatësisht të marrin pjesë në protestën e organizuar nga aktivistët atdhetarë dhe shoqata “Zagoria”, e paraparë të mbahet në Sheshin Skenderbej në Tiranë, të premten, me datën 25.01.2019, duke filluar nga ora 11:00.

Peticioni:

https://www.change.org/p/thuaji-jo-ndertimit-abuziv-ne-nje-…

BUKURITË E KANIONIN TË HOLTËS

Të veçantë kanionin e bëjnë burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër, të kristaltë.

Shpellat e shumta karakteristike nga dy anët e këtyre shpateve mbuluar dhe me zona pyjore me drunj pishe panje e bredhi, me botë të pasur flore dhe faune, e bëjnë akoma më atraktiv këtë kanion.

Kanioni i Holtës paraqet interes për ngjitje malore, për adhurues të kampingut si dhe për grupe kacavarësish nëpër shkëmbinj.

Kanioni i lumit të Holtës është 1.30 min. larg Tiranës. /Telegrafi/

TAGS