Thyhet heshtja, Neymar reagon me këtë fotografi në Instagram

Thyhet heshtja, Neymar reagon me këtë fotografi në Instagram
8:22 | 21 Gusht 2019

Neymar nuk ka thënë asgjë publikisht që kur u lidh me një largim nga Paris Saint-Germain, që u mbajt top-sekret nga ai.

Ai nuk i ka mohuar raportet se dëshiron të largohet dhe për herë të parë, ai ka postuar në Instagram një mesazh, i frymëzuar nga Bob Marley.

“Problemi është se kur je i vërtetë, ata të urrejnë dhe kur je i rremë, ata të duan”, shkroi ai në rrjetin social, transmeton lajmi.net.

Braziliani është duke pritur të shohë se çfarë do ndodh me të ardhmen e tij.

Dukej sikur Barcelona do të bënte presion për nënshkrimin e tij por ata humbën terren me marrëveshjen e Coutinhos te Bayern. Real Madrid mbetet i interesuar dhe Juventus gjithashtu hyri në skenë kohët e fundit.

Një marrëveshje huazimi është përmendur me PSG duke hapur derën e këtij eventualiteti.

Ndërkohë, Thomas Tuchel thotë se Neymar nuk mund të largohet pa një zëvendësim adekuat. /Lajmi.net/ 

TAGS