Tifozët e Ajax po numëronin 10, 9, 8… para se Moura t’i shokonte

Tifozët e Ajax po numëronin 10, 9, 8… para se Moura t’i shokonte
19:17 | 9 Maj 2019

Pak kush ka besuar se Tottenham pas një pjese të parë ku po humbiste 2:0, do të arrinte të përmbyste gjithçka në pjesën e dytë ndaj Ajax, për fitore 3:2, për të kaluar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Tifozët e Ajax tashmë ishin përgatitur për të festuar kalimin në finale të Ligës së Kampionëve, para se goli i Lucas Moura i minutës së 96’ t’i trondiste.

Një video interesante po qarkullon në rrjetet sociale nga Amsterdam.

Ishin tifozët e Ajax që tashmë kishin filluar numërimin në anën e kundër të sekondave të përfundimit të ndeshjes, para se t’i ndërpriste Moura./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS