Tifozët e Arsenalit në dashuri me Guendouzin dhe Iwobin pas asaj që bënë te goli i Aubameyangit ndaj Unitedit

Arsenali arriti fitore ndaj Manchester Unitedit në Ligën Premier me rezultat 2-0.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Granit Xhaka (12′), ndërsa të dytin Pierre-Emerick Aubameyang nga pika e bardhë në minutën e 69-të.

Teksa sulmuesi nga Gaboni përgatitej të gjuante penalltinë, Matteo Guendouzi dhe Alex Iwobi ishin duke bërë nxehjet anash fushës në mënyrë që të ishin gati për një zëvendësim të mundshëm.

Vetëm që tifozët të kenë pamje më të mirë (Foto: dailymail.co.uk)

Në mënyrë që tifozët të kishin pamje sa më të mirë penalltisë, dyshja u shtrinë në fushën e blertë dhe tifozët duartrokitën këtë gjest të dyshes.

Pas ndeshjes e gjitha kjo është shndërruar në një nga momentet më të komentuara në media dhe rrjetet sociale.

Lexo po ashtu:

Pas kësaj fitore Arsenali parakaloi Unitedin në renditje, tani Topçinjtë renditen në vendin e katër me 60 pikë.

Në xhiron e radhës skuadra londineze pret në Emirates ekipin e Newcastles. /Telegrafi/

TAGS