Tifozët e Chelseat e bojkotojnë trajnerin Sarri

Qindra posedues sezonal të biletave të Chelseat janë duke i shitur ato për ndeshjet e Premierligës, si shenj proteste ndaj trajnerit Maurizio Sarri.

Sipas Daily Mail, më shumë se 400 prej tyre i kanë nxjerr në shitje biletat për ndeshjen derbi të Londrës kundër West Hamit më 8 prill, transmeton Gazeta Express.

Afro 700 prej tyre i kanë vendosur në shitje biletat e tyre për ndeshjen e 22 prillit kundër Burnley, derisa tifozë të tjerë i kanë thënë gazetës së nuk planifikojnë të shkojnë në ndeshje.

Për më tepër, mësohet se shenjat e vazhdueshme të bojkotit nga tifozët do ta alarmojnë bordin e klubit, duke e sjell buzë shkarkimit trajnerin italian.

Chelsea është tri pikë larg vendit të katërt në Premierligë dhe ka arritur në çerekfinale të Ligës së Evropës. /Gazeta Express/   

TAGS