Tifozët e goditen me shishe Berishën

Kombëtarja Shqiptare është mposhtur 2-0 në “Loro Boriçi” nga Turqia.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe mesfushori i Milanit, Calhanoglu dhe vrapoi të festojë poshtë tribunës së tifozëve shqiptarë, çka provokoi reagimin e tyre.

Shishe të shumta u hodhën drejt turkut, ndërsa Berisha dhe Hysaj e Xhaka ndërhynë për të qetësuar tifozërinë.

Në këtë moment, goditet më një shishe edhe portieri kuqezi, Etrit Berisha, që gjithsesi detyrohet të mos bëjë zë dhe të rikthehet në katërkëndësh, dukshëm i zhgënjyer.

Natyrisht që kjo ishte e tepërt, pasi jo vetëm hedhja e shisheve, pro edhe goditja e futbollistit, është totalisht e papranueshme në të tilla evente sportive.

TAGS