Tifozët e Liverpool ‘në ankth’, sulmuesi kryesor në dyshim për Barcelonën

Tifozët e Liverpool ‘në ankth’, sulmuesi kryesor në dyshim për Barcelonën

Tifozët e Liverpool ‘në ankth’, sulmuesi kryesor në dyshim për Barcelonën

Një lajm aspak i mirë ka ardhur sot për trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp, por edhe për tifozët e skuadrës nga ‘Anfield’.

Në ndeshjen që Liverpool aktualisht po e luan kundër Huddersfield, në fushë nuk po paraqitet braziliani Roberto Firmino.

Firmino është lënë jashtë skuadrës për këtë ndeshje, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të cilën skuadra e luan të mërkurën, kundër Barcelonës.

Trajneri i ‘Reds’, Klopp ka disa probleme në skuadër, por ka thënë se lëndimi i Firmino nuk ishte diçka e madhe.

“Dje pas stërvitjes ai përmendi një dëmtim të lehtë muskulor. Ne e morëm atë parasysh, sigurisht. Nuk është ndonjë gjë e madhe, por mjaftoi që ta linim jashtë, kaq” ka thënë Klopp për ‘Sky Sports’ transmeton lajmi.net.

Bobby është paraqitur 46 herë këtë edicion me skuadrën e gjermanit, duke shënuar 16 gola dhe duke shtuar 8 asistime.

Kurse, në Ligën e Kampionëve ai ka 10 ndeshje ku ka shënuar katër gola. Mungesa e tij kundër Barcës do të ishte humbje e madhe për Liverpool. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS