Tifozët e Realit duan që Courtois të jetë portieri i parë

Duket se tifozët e Real Madridit po ja kthejnë shpinën Keylor Navasit duke u dashuruar tashmë në transferimin e ri.

Marca ka publikuar një sondazh ku ka pyetur tifozët e klubit mbretëror se cili do të duhet të jetë numri një i portës.

Me një diferencë bindëse, 66 për qind të votave i ka marrë Thibaut Courtois i cili para pak ditësh nënshkroi me klubin mbretëror.

Ndodh kjo përkundër gjithë kontributit të Keylor Navasit dhe paraqitjeve mbreslënëse me klubin mbretëror.

Navas mori vetëm 17 për qind të votave të adhuruesve të Realit për të mbetur i pakontestueshëm në portë.

Po aq për qind ishte preferenca e adhuruesve për rotacion mes dy portierëve në ndeshje të caktuara.

Courtois ditë më parë tha se realizoi ëndrrën e tij kur u konfirmua kalimi i tij te Real Madridi. /Telegrafi/

TAGS