Tifozët holandezë vërshojnë në Itali, policia ndalon 54 persona

Tifozët holandezë vërshojnë në Itali, policia ndalon 54 persona

23:53 |

Atmosfera sa vjen e bëhet më elektrizuese në Torino, aty këtë të martë Juventusi e Ajax do të përballen për të përcaktuar një ndër 4 ekipet gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve

Që sot në Torino kanë zbarkuar tifozët e parë holandezë dhe policia e karabinierët janë mobilizuar, duke ushtruar kontrolle në autostradë, si dhe në afërsi të stadiumit dhe dyqaneve zyrtare të Juventusit.

Ka tension për shkak të trazirave në ndeshjen e vajtjes, sepse në Amsterdam u regjistruan përleshje mes tifozëve para ndeshjes.

I ngjajshëm

Në Holandë u arrestuan rreth 200 tifozë italianë dhe historia po përsëritet në Torino, sepse policia italiane ndaloi 5 tifozë holandezë, të cilët kishin me vete doreza nga ato që përdorin huliganët për sherr.

Më vonë, policia urdhëroi kthimin pas dhe largimin urgjent nga Italia të 54 tifozëve holandezë, të cilët kishin me vete armë të ftohta, tymues dhe lëndë plasëse. /Lajmi.net/

[embedded content]

autor: Lajmi.net

23:55 |

TAGS