Tifozët ultras të Inter sulmojnë përsëri Icardin

Tifozët ultras të Inter sulmojnë përsëri Icardin

Tifozët ultras të Inter duket se nuk e kanë ndërmend t’ia ‘harrojnë’ Mauro Icardit situatën që krijoi në muajt e fundit.

Anëtarët e ‘Curva Nord’ veçse kanë bërë të ditur se ata nuk duan që Icardi të luaj përsëri me Inter, pasi argjentinasi e ‘braktisi’ skuadrën për gjashtë javë.

Pasi e vërshëllyen disa herë nga tribunat, ‘Curva Nord’ kanë reaguar lidhur me lojtarin edhe me një postim në ‘Facebook’, ku ndër të tjerash e quajnë lojtarin si ‘njeriu i vogël’.

“Njeriu i vogël i cili bart numrin 9 në fanellë, nuk e meriton Interin, sepse ai nuk ka shfaqur aspak profesionalizëm, duke mos treguar respekt për fanellën, tifozët, apo të paktën klubin për të cilin luan” shkruhet në postimin e tifozëve, transmeton lajmi.net.

“Ne na është shtruar pyetja se nëse kjo që po bëjmë ndodh në ligat tjera evropiane? Por, ne kemi pyetur vetën, a kemi parë ndonjë lojtar në ligat tjera evropiane që bën kinse është i lënduar, refuzon të luajë dhe qëndron jashtë fushave me muaj të tërë” shkruhet ndër të tjerash.

Icardi tashmë ka vendosur që të kthehet me skuadrën, pasi atij i ishte hequr shiriti i kapitenit, por duket se situata nuk qëndron si më parë në raport me trajnerin Luciano Spalletti.

Dje, gruaja e tij, e cila është edhe agjentja e lojtarit, ka bërë të ditur se sulmuesi planifikon të qëndrojë në Inter.

Mbetet të shihet se si do të vazhdojnë punët pas qëndrimeve të shprehura haptazi nga  ultrasit e Inter. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS