Tifozi special: 99 vjeçari në stadium për të mbështetur Dortmundin
Borussia Dortmund dhe Schalke po zhvillojnë derbin e xhiros së 31-të të Bundesligës.
Përballjet e këtyre dy skuadrave që vijnë nga i njëjti rajon, gjithmonë kanë qenë të paparashikueshme, me futboll të mirë, dhe me shumë gola.
Këtë derbi nuk ka dashur ta humbas as edhe tifozi i veçantë i Borussia Dortmund.
Faqja zyrtare e Borussia Dortmund ka njoftuar se në ‘Signal Iduna Park’ në derbin kundër Schalke, do të jetë edhe një tifoz 99 vjeçar.
Diçka e jashtëzakonshme. Epo, kjo është Borussia Dortmund./Lajmi.net/
[embedded content]