Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija edhe njëherë ka parashikuar për koalicionet e mundshme.
“Tik tak Ciu ciu”, është statusi që ai ka postuar në Facebook, duke paralajmëruar koalicionin ndërmjet dy partive të mëdha.
“Tik tak”, është sllogani që po e përdor LDK, derisa “Ciu ciu”, është shprehje që Kadri Veseli e ka përfor vazhdimisht në përplasjet me deputetët e LDK-së.
Haraqija këtij statusi ia ka bashkangjitë llogon e Listës Rugova, duke paralajmëruar rikthimin në skenë të kësaj partie.