‘Tiks.app’ me njoftim zyrtar për biletat e ndeshjes Çeki – Kosovë

‘Tiks.app’ me njoftim zyrtar për biletat e ndeshjes Çeki – Kosovë
18:22 | 18 Tetor 2019

Më 14 nëntor Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndoshta ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj.

‘Dardanët’ do të udhëtojnë në Plzen për t’u takuar me Çekinë, në ndeshjen e vlefshme për grupin A, në kualifikimet për Euro 2020.

Federata e Çekisë ka ndarë rreth 600 bileta për tifozët e Kosovës për këtë ndeshje.

Kompania që deri më tani ka bërë shitjen e biletave të ndeshjeve të Kosovës, ‘Tiks upp’, ka njoftuar se nuk është e autorizuar për shitjen e biletave për sfidën kundër Çekisë.

“LAJMERIM: TIKS.app nuk eshte e autorizuar per shitjen e biletave te ndeshjes Rep.Çeke V Kosova”, thuhet në njoftimin e kompanisë, përcjell lajmi.net.

Tri ditë pas ndeshjes me Çekinë, Kosova në ‘Fadil Vokrri’ pret Kombëtaren e Anglisë./Lajmi.net/

TAGS