Franca së pari i pret reagimet e non-pejperit nga vendet-anëtare, por gjithashtu me vëmendje të madhe do t’i dëgjojë edhe vërejtjet e palës së Maqedonisë, potencoi sot ambasadori francez Kristian Timonie, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Sali Murati.
Non-pejperi francez, përkushtuar në metologjinë e re në procesin negociues, siç potencoi Timonie tashmë është dorëzuar te të gjitha vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa duke ndjekur udhëzimet të cilat ambasadori francez i ka marrë nga Qeveria franceze, dokumenti është dorëzuar edhe te Qeveria e Republikës të Maqedonisë së Veriut.
Në fakt, ato janë mendimet franceze të dorëzuara te të gjitha vendet-anëtare të BE-së edhe pas udhëzimeve nga Qeveria ime unë i lashë te autoritetet e RMV-së dhe së pari i presim reagimet e vendeve-anëtare, por gjithashtu do të jemi shumë të kujdesshëm dhe do t’i dëgjojmë vërejtjet e palës maqedonase”, tha Timonie.
Ai paralajmëroi se sot do të takohet me zëvendëskryeministrin e obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, të cilin, siç tha, do ta dëgjojë në lidhje me mendimet e tij për dokumentin francez, ndërsa paralajmëroi edhe takime me përfaqësues tjerë të autoriteteve në vend.
Megjtihatë, potencoi Timonie më e rëndësishme se gjithçka është respektimi dhe funksionimi në praktikë i shtetit jiridik dhe shtoi se ajo është puna për të cilën pajtohen të gjithë.
Qasja rinovuese në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian të cilën e kërkon Franca, në të cilin sundimi i drejtësisë dhe të drejtat bazike mbesin në plan të parë, ndërsa kyçe është vendosja e kthyeshmërisë së procesit negociues, për Qeverinë vlen për tu përshëndetur, sepse, siç thonë prej atje, është e mirëseardhur secila ide e cila do të kontribuojë për fillim më të shpejtë të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe e cila do t’i bëjë negociatat më efikase, më thelbësore dhe më kredibile.
Franca e dërgoi non-pejperin deri te vendet anëtare, ndërsa nga Komisioni Evropian kërkon që metodologjinë e re ta publikojë deri në janar të vitit 2020. Dokumentin e mori edhe Qeveria, ndërsa tani vijon analizimi i tij i hollësishëm, me qëllim që institucionet tona ta japin kontributin e tyre në metodologjinë negociuese.
Përcjellje graduale, kushte më të rrepta, interes më konkret dhe kthyeshmëri janë katër kushtet në të cilat do të bazohej qasja e rinovushme në procesin e negociatave, sipas propozimit francez. Parisi kërkon që procesi gjithëpërfshirës i përcjelljes të jetë “gradual dhe inkurajues”.
Si “shumë të ngadalshme” i vlerëson Franca në dokument transfomimet e thella politike, ekonomike dhe sociale të nevojshme për anëtarësim të ardhshëm në BE. Vlerëson edhe se nuk mjaftojnë përfitimet konkrete për qytetarët e vendeve kandidate.
Sundimi i së drejtës dhe të drejtat bazike do të mbeteshin kërkesë integruese që nga momenti i hapjes së negociatave, dhe do të mbeteshin të tilla në të gjitha sferat gjatë procesit, ndërsa propozim kyç i Francës është në miratimin e parimit të kthyeshmërisë, sepse vlerësohet se kjo do ta sigurojë besimin dhe natyrën inkurajuese të procesit.
Sipas Parisit, parimi i tillë është i domosdoshëm në situata kur vendi kandidat pjesërisht ose aspak nuk përmbush kritere të caktuara ose ka ndaluar që t’i ndërmarrë detyrimet e ndërmarra. Në rast të tillë përgjigja evropiane do të mund të lëvizë nga ndalimi i ndihmës financiare deri në suspendimin e përgjithshëm, në rast që të sillen në pikëpyetje vlerat bazike të BE-së.
Me non-pejperin parashihet ndihmë financiare shtesë në periudhën para anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor, që do të nënkuptonte më shumë instrumente para anëtarësimit dhe qasje deri te fondet strukturuese të cilat tani janë rezervuar vetëm për vendet anëtare të BE-së.
Osmani, i cili sot do të takohet me Timonien, tashmë potencoi se e rëndësishme është me miratimin e mtodologjisë së re për zgjerim të përcaktohet datë për fillim të negociatave.
“Është e rëndësishme që Këshilli Evropian gjatë miratimit të kësaj metodologjie ta miratojë fillimin e negociatave. Kjo është shumë me rëndësi që të ndiqet. Nëse ekziston diskonseksion mes metodologjisë dhe fillimit të negociatave, kjo na çon drejtë një rruge të paqartë. Fakti që konfirmohet anëtarësimi i plotfuqishëm si rrugë e vetme, fakti që procesi ka filluar dhe se janë të kapshme fonde strukturuese, kjo është diçka e re dhe pozitive për vendin”, theksoi Osmani për televizionin Alsat – M.
Zëvendëskryeministri Osmani nuk saktëson se cilat pika nga metodologjia e sapo propozuar do të mund të kishin ndikim negativ ndaj procesit të eurointegrimeve, por shton se ka shumë paqartësi në këtë dokument, prandaj Qeveria ka kërkuar që të përfshihet në përgatitjen e saj.