Tinkturat bimore – Aplikimi terapeutik, si përgatiten, ku t’i gjeni dhe gjithçka tjetër rreth tyre!

Tinkturat bimore janë ekstrakte të koncentruara të bimëve me përmbajtje të alkoolit si tretës të tyre, të cilat kanë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore.

Nëse jeni duke kërkuar një metodë shumë efektive dhe absolutisht të thjeshtë për marrjen e ilaçeve bimore, atëherë tinkturat bimore janë padyshim gjëja e parë që ju duhet ta kërkoni.

Këto tretësira përgjithësisht mbahen parasysh, si një metodë e administrimit të ilaçeve bimore. Shumica e individëve nuk janë aq të njohur me përdorimin e tyre, siç janë me çajëra bimorë dhe kapsula, e përkundër kësaj, tinkturat janë mjeti më efektiv i marrjes së ilaçeve bimore, veçanërisht për menaxhimin e simptomave në kushte akute.

Si përgatiten tinkturat?
Tinkturat përgatiten nga lulet e freskëta ose të thata, rrënjë bimësh, gjethe, lëvore ose nga frutat.
Procesi i përgatitjes së tinkturave fillon duke i lënë bimët e papërpunuara në alkool (ose glicerinë) për një periudhë të caktuar kohore në raport 1:1 – 1:10 (alkool:bari), varësisht nga dëshira e fortësisë dhe doza e rekomanduar.
Pas njomjes në mjedis të lëngshëm, bimët nxirren jashtë dhe shtrydhen. Solucioni i mbetur filtrohet dhe derdhet në shishe.

Përdorimi dhe benefitet e tyre
Një ndër arsyet e shumta pse duhen përdorur tinkturat, është se ato absorbohen shumë shpejtë, andaj kanë efekt më të shpejtë.
Mund të absorbohen nën gjuhë (sublingual) apo nga stomaku (lukthi)
Doza standarde për të rritur është ½ (10 pika) deri në 1 lugë e çajit (20 pika), 3 herë në ditë.
Fëmijëve zakonisht u rekomandohet dhe u nevojitet ¼ (5 pika) deri në 1/3 e lugës (7 pika).
Për fëmijë, gra shtatzëna ose për persona që nuk duan ta konsumojnë alkoolin, mund ta përdorin në pije të nxehta në mënyrë që alkooli avullohet dhe zhduket para se të konsumohet.
Janë mënyra e vetme për të marrë bimë ose ilaçe bimore të freskëta.
Janë më të lehtat për t’u tretur.

Rekomandime për përdorim
Merrni tinkturat në stomak bosh
Për të pasur absorbim më të mirë të tinkturave në sistemin digjestiv të organizmit dhe për të arritur efektin më të mirë terapeutik, tinkturat duhen marrë në stomak të zbrazët.
Merrni tinkturat 30 minuta para se të hani ose një orë pas ngrënies kur ushqimi është tretur ashtuqë absorbimi të bëhet i tëri.

Mbajini nën gjuhë
Matni tinkturën sipas udhëzimit dhe vendoseni dozën e rekomandueshme nën gjuhë për 15-30 sekonda. Enët e gjakut do t’i absorbojnë konstituentët terapeutik. Gëlltiseni tretësirën pas 15-30 sekondash dhe stomaku juaj do të absorbojë pjesën tjetër.
Nëse tinktura nuk ka shije të këndshme, vendosni dozën e saj në 2-4 lugë ujë dhe pastaj pijeni atë normalisht.

Shmangni kafeinën kur merrni tinktura
Kafeina do të lidhet me tinktura, kështu që ato nuk do të mund të absorbohen.
Këtu përfshihen kafeja, çaji i zi, çaji e gjelbër dhe i bardhë dhe shumë pije të gazuara me përmbajtje të kafeinës.

Merrni tinkturën 3 herë në ditë
Në mënyrë ideale, tinktura duhet marrë çdo 8 orë në mënyrë që një nivel i qëndrueshëm i përbërësve aktivë të formulës është në dispozicion të vazhdueshëm në qarkullim të gjakut.
Kjo quhet dozë terapeutike.

Vendosni alarm për t’ua kujtuar dozën e mesditës!
Pra, shumë njerëz e harrojnë këtë!
Ju patjetër duhet ta mbani nivelin e rekomandueshëm të përbërësve terapeutik për organizmin tuaj, me marrjen e tinkturës 3 here në ditë.
Në mënyrë që t’ju ndihmojë, mbajeni tinkturën afër jush!
Këto janë rregulla të përgjithshme të cilat vlejnë për shumicën dërrmuese të tretësirave, por ndonjëherë mund të ju kërkohet ta bëni pak më ndryshe. Për shembull, nëse jeni duke marrë tretësirë për të ndihmuar me gjumin, e merrni vetëm natën rreth 30 min para gjumit.

SILYBUM MARIANUM – Gjembgomari
Marian thistle – Milk thistle

Tretësira Silybum Marianum është miku më i mirë i mëlqisë, i njohur deri më sot, andaj gjenë përdorim për trajtim natyral për problemet e mëlçisë. Këtu përfshihen: cirroza e mëlqisë, verdhëza, hepatitet dhe çrregullimet e fshikëzës së tëmthit. Poashtu, ka edhe efekt mbrojtës – ruan hepatocitet (qelizat e mëlqisë) nga dëmtimi
Përveç asaj, gjithashtu mund të përdoret për të ruajtur shëndetin e zemrës dhe sistemit kardiovaskular, duke ulur nivelin e kolesterolit në gjak dhe veç tjerash, ndihmon në trajtimin e diabetit tek të sëmurët me diabet tip 2.

VITEX AGNUS CASTUS
Chaste Tree

Kjo tretësirë përdoret për trajtimin e gjendjeve të ndryshme si: menopauza, infertiliteti e problemet menstruale. Përmban komponenta të flavonoideve, vajërave esenciale dhe anti-inflamatorë. Benefitet kryesore shëndetësore të saj janë trajtimi i sindromës premenstruale, shtimi i fertilitetit femëror dhe trajtimi i çrregullimeve menstruale, zvogëlimi i simptomave të menopauzës, reduktimi i sulmeve të migrenës. Tek meshkujt trajton hiperplazionin beninj të prostatës.
Poashtu ndihmon në trajtimin e akneve.

ALCHEMILLA VULGARIS
Lady’s mantle

Tretësira “Manteli i Zonjave” është tretësirë e fuqishme femërore që gjenë përdorim përgjatë tërë jetës reproduktive femërore. Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve menstruale dhe reduktimin e gjakderdhjes së tepërt menstruale. Është poashtu e dobishme për vitet e menopauzës sepse lehtëson simptomat e çrregullta si rrjedhojë e veprimit të saj astringjent dhe anti-inflamator.
Përdorimin më të gjerë e ka si kurë ideale për infertilitet, çrregullime të zemrës dhe diabet.

EPILOBIUM PARVIFLORUM
Hoary willow herb


Efekti i saj shërues në fazën e parë të çrregullimeve të gjëndrës së prostatës, klinikisht është vërtetuar. Përdorimi i rregulltë i saj mund të parandalojë hiperplazinë prostatike. Zvogëlon numrin e urinimeve të natës dhe siguron një pushim të qetë.
Duke pasur efekt anti-inflamator, mund të përdoret edhe në rastet e cistitisit dhe pamjaftueshmërisë së fshikëzës urinare, në veçanti te gratë. Në mjekësinë tradicionale është përdorur për inflamacionin dhe rritjen e prostatës.

PASSIFLORA INCARNATA
Purple passionflower

Tretësia e ”Lules së pasionit” kohët e fundit po rekomandohet si një tonues i fuqishëm nervorë. Si i tillë, është kura më e mirë për depresion dhe ankth, e poashtu, mund të përdoret gjatë menopauzës. Efektin më të mirë e arrinë në trajtimin e pagjumësisë të indukuar nga faktorë të ndryshëm. Vetitë antioksiduese dhe anti-inflamatore ia mundësojnë të jetë një barë ideal të luftojë radikalet e lira dhe të relaksojë sistemin nervor – redukton dhembjen e shpinës.
Ndër të tjera, është zgjedhja e parë efektive, në trajtimit të hipertensionit.

URTICA DIOICA – HITHI
Nettle

Sigurisht që të gjithë i njihni efektet e mrekullueshme, shëruese të hithit!
Por a e keni ditur se tretësira e hithit është mënyra më e mire e aplikimit të vetive shëruese të tij?
Ja, disa nga arsyjet e shumëta pse duhet ta përdorim atë:
Përmban shumë nutricientë – antioksidues, e redukton inflamacionin kudo në organizëm, i trajton simptomat e prostatës së hiperplazuar, e normalizon temperaturën e ngritur në rast të sëmundjeve, e kontrollon shtypjen e gjakut – ofron trajtim adekuat të hipertensionit, e mbanë nën kontrollë nivelin e glukozës në gjak dhe ndër të tjera, është miku më i mirë i një organizmi të shëndetshëm!
Ca pika tretësire hithi në ditë, mbajnë larg thuajse çdo sëmundje!

Të gjitha këto produkte 100% natyrale, si dhe shumë artikuj të tjerë, të gjithë organik, të çertifikuar sipas standardeve të Unionit Evropian, mund t’i gjeni në Dyqani BIO.

TAGS