Tirana në formë, Egbo nuk ndryshon objektivat por kërkon përforcime

Tirana zhvilloi një fazë përgatitore në kushte perfekt, Egbo është shfaqur i kënaqur me gjendjen e skuadrës ndërsa pret që ekipi të vijojë aty ku mbyllën vitin, me tre fitore radhazi. Këtë të mërkurë, bardheblutë presin Bylis, një skuadër që nuk kanë arritur ta mposhtin në dy fazat e para, një ndeshje e vështirë për Egbon por dhe një ndeshje që duhet fituar:

“Çdo ndeshje është e vështirë. Nuk ka më ndeshje të lehta, edhe me ekipin e fundit të tabelës kanë interesat e veta, dhe duan të tregojnë diçka. Kemi ndeshje direkte nesër. Një fitore do të ishte shumë e mirë për ekipin”.

Tirana ka qëndruar në heshtje në këtë merkato dimri por Egbon mbetet ende në pritje, ekipi për të ka nevojë për përforcime:

“Ne e dimë që ka nevojë për përforcime sidomos në mbrojtje. Klubi po punon për përforcime dhe ka ende kohë deri në fund dhe mendoj se do kemi një përforcim edhe një ekip të kompletuar”.

Në konferencën për shtyp, Egbo nuk preferoi të flas për fundin dhe për objektivat e klubit, e rëndësishme për të është vetëm ndeshja e radhës:

“Në shpresojmë, të marrim sa më shumë fitore, llogaritë bëhen në fund. Objektivi është ti marrim ndeshjet një nga një. Këtë ka vendosur edhe klubi për ne. Mendoj se kemi pasur ndryshime në ekip dhe do të kemi edhe në vazhdim. Duam të vazhdojmë ritmin që e lamë në fund të vitit të kaluar”.
(BalkanWeb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/