Tirana nën tensionin e protestës – reagon Presidenti Ilir Meta

Tirana nën tensionin e protestës – reagon Presidenti Ilir Meta

Opozita në Shqipëri është rikthyer sërish në protestë për largimin e Ramës, por ndryshe nga herët e tjera protesta e sotme zhvillohet pasdite.

Pankarta të shumta ku kërkojnë largimin e kryeministrit, por edhe çadra me mbishkrimin “Rama Ik”, vihen re në duart e protestuesve, që edhe sot pritet të jenë disa mijëra.

Menjëherë pasi ka përfunduar fjala e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, protesta u përshkallëzua dhe turma sulmoi rrethimin e perimetrit të godinës së kryeministrisë.

Lexo po ashtu:

Pas shtyrjesh mes protestuesve dhe policisë, turma arriti të çajë kordonin e forcave të rendit dhe të futet në oborrin para derës së kryeministrisë.

Pas tensionit ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta.

‘Protesta të vijojë paqësore. Të evitohen konfrontimet’, thuhet në mesazhin e presidenti Ilir Meta./Telegrafi/

TAGS