Para se të anulohej seanca e sotme gjyqësore për rastin “Titanik 3”, për parregullsitë zgjedhore në Çair erdhi deri tek përplasja mes Prokurorëve të PSP-së dhe mbrojtjes së deputetit Ejup Alimi.Me këtë rast Alimi i është drejtuar prokurorëve të PSP-së Gavrill Bubevski dhe Fatime Fetai lidhur me njërin nga dëshmitarët kyç të PSP-së i cili duhej të dëshmonte në seancën e sotme.
Alimi iu tha prokurorëve të PSP-së se mbrojtja e kryen punën më mire se ata dhe se deri tek gjykata ka dorëzuar certifikatën e kurorëzimit të dëshmitarit, derisa PSP-ja nuk po bën asgjë lidhur me këtë.
Atëherë Bubevki i tha: “Po, po, ju jeni më të mire se ne, gjithsesi”.
Avokati Mefail Arsllani iu përgjigj: “Po, më të mire jemi, gjithsesi”.
Bubevsksi shtoi: “Po, më të mire jeni edhe kur na kërcënoni”.
“Kush iu kërcënon?”, pyeti avokati Arsllani.
Fetai me përgjigje: “Ju ishit ai i që ma përcolle kërcënimin se: “Ti je e jona, mundet lehtë të kalosh, por familjen e atij kaurit do ta bëjmë të qaje”.