8 Shkurt 2019 / 13:02
Sot në në Gjykatën Penale të Shkupit, prokurorja Fatime Fetai i tha fjalët përfundimtare në rastin “Titanik 2”. Ajo tha se sipas dëshmive është dëshmuar se të akuzuarit e kanë bërë veprën penale për të cilën akuzohen.
Fetai tha se Sasho Mijallkov me ndikim të menduar, ndërsa Menduh Thaçi me nxitje të menduar ndaj Bedredin Ibrahimit, e kanë shkelur Kodin Penal të ashtuquajtur vullnetin e votuesve për pjesëmarrje kundërligjore të kandidatit të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale në Strumicë në vendvotimin 1727.
“Anëtarët e KSHZ-së janë kujdesur për qëllime partiake me shkeljen e Kodit Penal”, tha Fetai në fjalët përfundimtare.
Fetai e citoi edhe bombën në të cilën Menduh Thaçi i tha Bedredin Ibrahimit: “Do të votosh të anulohet, më pas do të merremi vesh për Çair”.
“Qëndrimi juridik i Gjykatës Administrative ka qenë në linjë të njëjtë me qëndrimin juridik të partisë në pushtet”, tha Fetai duke akuzuar ata.
Prokurorja në fund kërkoi aktvendim dënues për të gjithë të akuzuarit e rastit bazuar në dëshmitë e procedurës.
Loading…