8 Mars 2019 / 13:20
Gjashtë nga të akuzuarit janë denuar me burgim në lëndën “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore në vitin 2013.
Sasho Mijallkov është dënuar me 3 vjet burg, ndërsa Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi me 3,2 vjet burg. Dënimi më i madh i është shqiptuar Bedredin Ibraimit me 4,5 vjet burg, i cili ishte anëtar i KSHZ-së nga rradhat e PDHS-së në kohën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013.
Me 3 vjet burg janë dënuar edhe anëtarët e KSHZ-së të VMRO-DPMNE-së Vlatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska.
Prokurorja Fatime Fetai ka kërkuar paraburgim për Sasho Mijallkovin, për shkak të dyshimeve për arratisje, ndërsa për të dënuarit e tjerë ka kërkuar masë shtesë sigurie.
I vetmi që nuk ka qenë prezent në leximin e aktvendimit ishte Menduh Thaçi.
Loading…