19 Shkurt 2019 / 15:54
Avokatët e të akuzuarve Menduh Thaçi dhe Bedredin Ibraimi kërkuan aktvendim lirimi për ta si të akuzuar në rastin “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore. Mbrojtja theksoi disa fakte që shkojnë në favor të të akuzuarve, faljen e presidentit Ivanov si dhe faktin që lënda “Titanik 2” është marrë nga prokuroria e rregullt ndërsa aktakuzë Specialja ka ngritur pas afatit prej 18 muajve. Thaçi sot nuk foli në sallë dhe më pas u përfshi në fjalët përmbyllëse të avokatit. Por, për aktakuzën e Speciales, u prononcua ish anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi.
Falja është nën kompetenca të presidentit. Ndër të parët isha kur iu drejtova publikisht Presidentit se falja për mua është e panevojshme, sepse nuk kam bërë vepër penale, duke besuar se PSP-ja do ta luajë rolin e pastrimit të dukurive negative në shoqëri, por fatkeqësisht jam gënjyer. Përndjekjen penale PSP-ja e bën pa dëshmi me insinuata dhe supozime dhe bën konstruksion të veprës penale”- pohoi Bedredin Ibraimi, i akuzuar.
Edhe të akuzuarit tjerë kërkuan gjykata të merr vendim për lirimin e tyre. Përveç Thaçit dhe Ibrahimit, të akuzuar janë edhe ish anëtarët e KSHZ-së, Sasho Srcev, Vllatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska si dhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. Rasti “Titanik 2” ka të bëjë me kurdisjen e rezultateve në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Strumicë, ndërsa sipas bisedave të përgjuara, Mijallkov dhe Thaçi janë marrë vesh për të votuar në dobi të ankesave të dorëzuara në KSHZ. Paraprakisht Prokuroria Speciale kërkoi të gjithë të akuzuarit të dënohen.
Bojan Stojanovski
Loading…