22 Janar 2019 / 14:38
Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Titanik 3” për të cilën akuzohen dy zyrtarë të BDI-së, deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri, prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi që të lexohet dëshmia dëshmitares Resmije Bislimovska të cilën e kishte dhënë gjatë vitit 2016, pasi që e njëjta për momentin është e pakapshme për organet e rendit. Kërkesa u kundërshtua nga pala mbrojtëse me arsyetimin se nuk janë shterur të gjitha mundësitë për gjetjen e dëshmitares. Sipas avokatëve, dëshmitarja jeton në Gjermani. Në seancën e radhës që do të mbahet të enjten Këshilli duhet të deklarohet për kërkesën e prokurores lidhur me leximin e dëshmisë të dhe prokurorit publik në procedurën parahetimore. Ejup Alimi dhe Ismet Guri akuzohen nga PSP-ja se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar materialin zgjedhor.
Alsat
Loading…