12 Dhjetor 2018 / 12:15
Në seancën e radhës për rastin “Titanik” sot janë lexuar mesazhet që ka shkëmbyer ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe një person tjetër me inicialet NN.
Në mesazhet e shkëmbyera gjatë vitit 2011 dhe 2013, Janakieski ofron udhëzime për votuesit dhe vëren se dikush ka zbuluar se kartat personave të ardhur nga Pusteci për të votuar janë false.
Në mesazhet me personin NN, Janakiseki i tregon këtij të fundit se ka një listë të njerëzve të cilët kanë votuar në Qendër për LSDM dhe i kërkon atij që të ndalojë këta persona të votojnë.
Një tjetër mesazh ai shkruan se “po paguajmë njerëzve kafetë nëpër restorante, plus 1 000 denarë për votë. Çfarë duhet të bëjmë.”
Loading…