13 Shkurt 2019 / 12:03
Seanca për rastin “Titanik” është shtyrë për më datë 27 shkurt, shkak është bërë gjendja jo e mirë shëndetësore e të akuzuarit Edmond Themlko.
Gjykatësi Osman Shabani tha se më datën 12 shkurt (dje) ka marrë një letër ku është informuar se Edmond Themlko nuk mund të paraqiteshe dot në seancë për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të tij.
Avokati mbrojtës i Themelkos tha se klienti i tij është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe se ndodhet i shtruar në spitalin e Strugës.
Loading…