Tite: Messi duhet të ketë më shumë respekt

Tite: Messi duhet të ketë më shumë respekt

08:30 |

Selektori i kombëtares së Brazilit, Tite, ka shprehur mendimin se Lionel Messi duhet të tregojë më shumë respekt pas disfatës në Kupën e Amerikës.

Brazili mbrëmë ka fituar Kupën e Amerikës, duke mposhtur në finale kombëtaren e Perusë.

Por, ishte sfida gjysmëfinale e zhvilluar mes Argjentinës dhe Brazilit ajo që pati vëmendje të madhe edhe pas përfundimit, si pasojë e vendimeve të gjyqtarëve, që në fund u ndëshkuan.

Messi ishte ai që sulmoi organizatorët e këtij kompeticioni, duke thënë se gjithçka është e korruptuar dhe e vendosur për Brazilin.

E pas triumfit, me fjalët e argjentinasit nuk është pajtuar Tite, i cili ka kërkuar më shumë respekt nga lojtari më i mirë latin.

“Ai të cilin e konsiderova si jashtëtokësor apo të jashtëzakonshëm, duhet të ketë më shumë respekt dhe t’i pranojë humbjet” ka thënë Tite për Messin, transmeton lajmi.net.

“Të jem i sinqertë, ai ka vendosur shumë presion, për shkak të reputacionit të tij” ka thënë ndër të tjerash trajneri.

Kritikat më të mëdha të Messit erdhën pas ndeshjes me Kilin, ndeshje në të cilën argjentinasi u ndëshkua me karton të kuq. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

08:30 |

TAGS