Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka shkruar se ish-lideri i Jugosllavisë, Josip Broz Tito konsiderohet si njeri prej kriminelëve që ka vrarë më së shumti njerëz në periudhën e komunizmit.
Krasniqi ka shkruar se Tito me regjimin e tij ka vrarë më shumë se 1 milion njerëz gjatë pushtetit të tij.
“Sipas disa përllogaritjeve që janë bërë deri sot, por që nuk janë definitive, gjatë regjimit komunist jugosllav, të drejtuar nga Josip Broz Tito, në ish Jugosllavi janë vrarë, ose kanë vdekur nga ekspozimi kushteve çnjerëzore (në kampe, nga shpronësimi, etj.) 1.17 milion njerëz!”, ka shkruar Krasniqi.
“Josip Broz Tito, si lideri absolut i regjimit komunist (kryeministër 1945-1953) president shteti (1953-1980) kryetar i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, komandant supreme i Forcave të Armatosura deri sa vdiq në vitin 1980) llogaritet krimineli i pestë, në rangimin e kriminelëve më të mëdhenj komunist të shekullit XX, pas Stalinit, Mao Ce Dunit, Leninit dhe Pol Potit”, ka shtuar ai.