Titulli i Premier Ligës mund të vendoset me ‘’play-off’’, kjo është skema
13:22 | 8 Maj 2019
Titulli i Premier Ligës është më i nxehtë se kurrë, pasi edhe pas 37 javëve nuk ka skuadër fituese.
Kampioni i kampionatit më atraktiv në botë vendoset në xhiron e fundit, të dielën me të gjitha ndeshjet që luhen nga ora 16:00.
Manchester City është në pozitën e parë me një pikë më shumë se sa Liverpooli, teksa ‘Qytetarët’ në ndeshjen e fundit udhëtojnë te Brighton, ndërsa ‘Të Kuqtë’ presin Wolvesin, përcjell lajmi.net.
Por një skemë e cila po qarkullon së fundmi tregon se titulli i Premier Ligës mund të vendoset përmes ‘’play-off’’, si asnjëherë më parë.
Nëse Liverpool barazon 4-4 në ‘Anfield’ dhe City mposhtet 4-0 ndaj Brighton, atëherë titulli vendoset përmes ‘’play-off’’.
Megjithatë, probabiliteti që kjo të ndodh është shumë, shumë i vogël. /Lajmi.net/
[embedded content]