Tjetër aksident në Elbasan, dy fëmijë në gjendje të rëndë

Tjetër aksident në Elbasan, dy fëmijë në gjendje të rëndë

Mbrëmjen e sotme një aksident tejet i rëndë ka ndodhur në rrugën Paper-Elbasan.

Raportohet se një automjet ka dalë jashtë rruge dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Midis personave të plagosur janë edhe dy fëmijë të moshë 4 muaj dhe 4 vjeç.

Automjeti po drejtohej nga shtetasi Mikel Jolldashi.

Në aksident e plagosur rëndë ka mbetur edhe bashkëshortja e drejtuesit të automjetit.