Tjetër ndeshje, tjetër rekord për LeBron James

Tjetër ndeshje, tjetër rekord për LeBron James
17:02 | 9 Nentor 2019

LeBron James po vazhdon të dominojë në parketin e NBA.

James numëron sezonin e tij të 17-të, por në lojën e tij nuk shihen shenja të ngadalësimit, përkundrazi, ai duket akoma më superiorë.

‘Mbreti’ dhuroi perfromancë spektakolare edhe në ndeshjen kundër Miami Heat, të cilën Lakers e fituan me rezultatin 95-80, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, ylli i Lakers shënoi 25 pikë (12 erdhën në qerekun e katërt), si dhe shtoi 4 kërcime e gjashtë asistime.

Me këto shifra, James ka vendosur një rekord, të cilin në histori të NBA e mbajnë vetëm dy lojtarë të tjerë.

James numëron 1000 ndeshje me 20+ pikë të regjistruara. Para tij janë vetëm Abdul Jabbar me 1122 dhe Karl Malone me 1134.

‘Mbreti’ ka një synim. Ta thyej ‘mitin’ Michael Jordan. /Lajmi.net/

TAGS