Todibo prezantohet te Barcelona, talenti francez merr fanellën me numër gjashtë

Barcelona ka zyrtarizuar afrimin e ri në repartin defensivë Jean-Clair Todibo.

Mbrojtësi i talentuar francez kishte arritur një marrëveshje me Barcelonën që t’iu bashkohet atyre në korrik si futbollist i lirë.

Por pas bisedimeve mes Barcelonës dhe skuadrës franceze Toulouse, Todibo është bashkuar me klubin kataluans nga muaji janar.

19-vjeçari do të nënshkruajë me Barcelonën kontratë për katër vite e gjysmë.

Mbrojtësi qendror do të veshë fanellën me numër gjashtë, fanellë që më parë është bartur nga Xavi Hernandez, Dani Alves e së fundmi nga Denis Suarez.

Todibo kontratën e tij me Barcelonën do ta nënshkruaj para medieve më 1 shkurt me fillim nga ora 11:30.

Në ora 12:00 Todibo do të prezantohet para tifozëve në Camp Nou, ndërsa një orë më vonë do të mbahet konferenca për shtyp.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1091082660196290563

Kujtojmë që për talentin francez interesim kishin shfaqur shumë skuadra të mëdha evropiane.

Bayer Munich, Borussia Dortmund, Juventus, Napoli, PSG e Liverpool ishin në ndjekje të mbrojtësit francez. /Telegrafi/

TAGS