Ish ministri nga radhët e VMRO-DPMNR, Nikolla Todorov gjatë një interviste në 1TV ka deklaruar se VMRO duhet të vlerësoj Marrëveshjen e Prespës, duke vlerësuar se edhe me 80 deputetë nuk do ta anulonin Marrëveshjen.
Ai shton se e gjithë bota uroi marrëveshjen e Prespës, madje edhe Rusia dhe nëse, siç tha Todorov, pretendon të bëhesh kryeministër, ata punë duhet t’i kuptosh.
“Unë nuk jam hidhëruar me Mickoskin dhe vendimi për të më përjashtuar më ka befasuar, duke e marr parasysh se unë mbaja qendrim brenda kornizave partiake: secili të veproj sipas bidnjeve personale. Unë dola dhe deklarova se bojkoti nuk është gjëja e duhur, dhe të dilet në votim duke e bërë votën të pa vlefshme.Tani mund të interpretohet se në një moment në historinë e VMRO-DPMNE, partia nuk ka qenë në anën e duhur. Nëse udhëheqësia nuk arrin të bëhet pjesë e kësaj fotografie të madhe, atëherë do vije deri tek ndrimi i tyre. Gjithë bota është duke e përshëndetur Marrëveshjen e Prespës, madje edhe Rusia e ka pranuar. Nëse pretendoni të bëheni kryeministër, këto gjëra duhet ti kuptoni. Nëse si parti keni vendosur të kundërshtoni Marrëveshjen, atëherë guximshëm duhet t’ja thoni faktorit ndërkombëtar: kur të vijmë ne, do ta anulojmë Marrëveshjen. Në rast se e dini që Marrëveshja është punë e kryer, atëherë guximshëm duhet t’ja thoni këtë qytetarëve. VMRO-DPMNE edhe sikur të ketë 80 deputetë, nuk do ta anuloj Marrëveshjen. Pasojat do te ishin shumë të mëdha” ka deklaruar Todorov.