Toleranca fetare, funerali i krishterë mbahet brenda në xhami

Toleranca fetare, funerali i krishterë mbahet brenda në xhami

Fotot e një funerali të krishter të mbajtur brenda një xhamie tregojnë se ka ende shpresë për tolerancë fetare në Indonezi.

Imazhet e publikuara në Facebook tregojnë ceremoninë mortore të krishterë që zhvillohet brenda ambienteve të një xhamie në Cempaka Putih, Xhakartë.

Familja e krishterë nuk mund të mbante shërbimin funerali në shtëpi sepse banesa ndodhej në një rrugicë të ngushtë dhe nuk mund të kalonin arkivolin aty.

Dhe xhamia lokale e lejoi familjen të përdorte ambientet e saj për mbajtjen e ceremonisë mortore.

Lajmi u bë i ditur nga një i afërm i të ndjerit në Facebook.

“Faleminderit vëllezërit e mi për ndihmën dhe nivelin e lartë të tolerancës”, shkroi Jefferson.

Në funeral nuk kishte vetëm besimtarë katolikë, por edhe disa myslimanë.

TAGS