Tolgahan Sayisman konfirmon ardhjen në Kosovë

Tolgahan Sayisman konfirmon ardhjen në Kosovë
16:54 | 24 Shtator 2019

Me flamurin shtetëror e me fjalë në gjuhën shqipe, aktori i njohur turk ka konfimruar ardhjen në Kosovë.

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, po vjen për vizitë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar vetë aktori përmes një postimi në Instagram, ku shkroi në gjuhën shqipe dhe njoftoi se nesër (e mërkure) ai vjen në Kosovë.

“Shihemi neser Kosova”, ka shkruar ai sipër fotos së flamurit shtetëror të Kosovës.

Për ndryshe, Tolgahan Sayisman është i martuar me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkë kanë një djalë, Efehanin. /Lajmi.net/

TAGS