Tomë Gashi: Pas shkarkimit, ish-ministri Teodosijeviq do duhej të arrestohej

Tomë Gashi: Pas shkarkimit, ish-ministri Teodosijeviq do duhej të arrestohej

Avokati, Tomë Gashi ka thënë se shkarkimit të ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, do të duhej të i paraprinte arrestimi i tij.

Lexo po ashtu:

Gashi, përmes një shkrimi në Facebook,  ka thënë se e gjithë bota e dinë se forcat okupuese serbe në Reçak kanë vrarë mbi 50 civil shqiptarë të paarmatosur dhe kjo është quajtur krim kundër njerëzimit.

“Atë që të gjithë bota e dinë, se forcat okupuese serbe ne Reçak vranë mbi 50 civil shqiptarë të paarmatosur, dhe kjo u quaj krim kundër njerëzimit nga ambasadori amerikan William Wolker, e që kjo masakër e shqiptarëve i parapriu bombardimit të NATO-së kundër Serbisë, nuk e din qëllimisht Ministri serb i Kosovës Ivan Teodosojeviq”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

SHKARKIMI I MINISTRIT TE PUSHTETIT LOKAL IVAN TEODOSIJEVIQ DO TE DUHEJ TI PARAPRINTE ARRESTIMIT TE TIJ

Atë që të gjithë bota e dinë, se forcat okupuese serbe ne Reçak vranë mbi 50 civil shqiptarë të paarmatosur, dhe kjo u quaj krim kundër njerëzimit nga ambasadori amerikan William Wolker, e që kjo masakër e shqiptarëve i parapriu bombardimit të NATO-së kundër Serbisë, nuk e din qëllimisht Ministri serb i Kosovës Ivan Teodosojeviq.
Për këtë ekziston edhe aktgjykimi për shpalljen fajtor të policit serb Zoran Stanojevic. Prokurori i Shtetit do të duhej që arrestonte ish Ministrin serb për nxitje të urrejtjës nacionale. 
Unë i kamë përfaqësuar viktimat e Reçakut./Telegrafi./

TAGS