Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Tomor Morina, është liruar nga burgu ku po mbahej pas ndalimit në pikën kufitare Bllacë të Hanit të Elezit, nga policia e Maqedonisë së Veriut, në baze të një fletarresti të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Për ta marrë djalin e tyre kanë shkaur familjarë të Morinës.
Ai spo është është liruar është nisur për Kosovë nga burgu i Shutkës ku qëndroi për dy javë.
Gazetari i Express’it në Maqedoni sjellë foto e video nga vendi i ngjarjes.
Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarrestim të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.
Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë./GazetaExpress/