Top 10 videoklipet më të shikuara në vitin 2018

Top 10 videoklipet më të shikuara në vitin 2018

Teksa platforma të muzikës si Spotify dhe Apple Music vazhdojnë që të kenë dëgjues të rinj dhe të gjenerojnë miliarda dëgjime në ditë, miliona njerëz në mbarë botën vazhdojnë të preferojnë YouTuben për të dëgjuar këngët e preferuara.

Tash, teksa 2018 po i afrohet fundit, kompania e madhe e videoklipeve ka ofruar statistika të videoklipeve më të dëgjuara të vitit dhe për ata që nuk kanë njohuri mbi demografinë e këtyre këngëve lista mund të jetë befasuese.

Këtë vit, artistët spanjisht-folës arritën të rrëmbejnë vend në maje si asnjëherë tjeëtr. Në fakt, në këtë top 10, tetë prej klipeve këndohen në spanjisht, teksa dy të tjera janë në gjuhën angleze.

Në krye është remiksi i “Te Bote” që dominoi muzikën latine në formë të shkëlqyer. Kënga po arrin 1.5 miliardë shikime në këtë fundvit dhe është lansuar vetëm në muajin prill.

Kënga më lart e renditur e që këndohet anglisht është “Girls Like You” nga Maroon 5 që zë pozitën e tretë dhe krejt kjo falë paraqitjes së shumë yjeve në klip.

Bendi ri-lansoi këngën me një repturë të Cardi B, prej të cilës arriti që të ngjitet në maje të top listave në Amerikë. E vetmja këngë tjetër në gjuhë angleze është “God’s Plan” nga Drake që po ashtu theu shumë rekorde në Amerikë.

Artisti nga Puerto Rika, Ozuna, është larg mbreti i YouTube këtë vit, pasi emri i tij shfaqet në katër nga 10 videoklipet më të shikuara në YouTube.

Ai pati gisht në vendin e parë, të pestë, të nëntë dhe të 10-të të platformës që është në pronësi të Google.

Te Bote Remix – Casper, Nio García, Darell, Nicky Jam, Bad Bunny, Ozuna | Video Oficial

Nicky Jam x J. Balvin – X (EQUIS) | Video Oficial | Prod. Afro Bros & Jeon

Maroon 5 – Girls Like You ft. Cardi B

Daddy Yankee | Dura (Video Oficial)

Ozuna x Romeo Santos – El Farsante (Remix) (Video Oficial)

Becky G, Natti Natasha – Sin Pijama (Video Oficial)

El Chombo – Dame Tu Cosita feat. Cutty Ranks (Official Video) [Ultra Music]

Drake – God’s Plan

Reik – Me Niego ft. Ozuna, Wisin (Video Oficial)

Vaina Loca – Ozuna x Manuel Turizo (Video Oficial)

TAGS