30 March 2018 / 16:05
Në seancën e sotme për rastin “Toplik” në të cilin i akuzuar kryesor është ish ministri i transportit Mile Janakieski u vendos që të do të dëgjohen video materialet nga të ashtuquajturat “bomba”, në seancën e radhës më 20 prill. Pala mbrojtëse kërkoi shtyrjen e seancës duke hedhur dyshime mbi përfshirjen në përgjime të gjykatësit Osman Shabani. Seanca u zhvillua me tensione ku pati përplasje mes palës mbrojtëse dhe gjykatësit Shabani.
Avokati Donco Nakov tha se përderisa nuk e merr audio incizimin do të distancohet nga gjykimi. Gjykatësi Shabani u kërcënua me sanksione. Gjykatësi i tërhoqi vëmendjen edhe avokatit Toni Menkinovski se pengon punën e gjyqit.
Seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak se i akuzuari Dimitar Dimvoski kishte probleme shëndetësore. Në këtë rast i dyshuari i parë, Mile Janakievski në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka formuar Komision për ankande publike, të cilës i ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe menaxhim me tokën ndërtimore për ndërtim të kompleksit elitar “Qyteti i diellit” në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për këtë. Prokuroria Speciale dyshon se për shkak të ndërprerjes së kontratës me fajin e Ministrisë, shteti është detyruar t’i paguajë në vlerë prej 1 milion eurove borxh dhe interes të parakohshëm personit juridik “San siti”.
Elmedina Aliji