Torino nis negociatat, një tjetër lojtar i Shqipërisë drejt Serie A

Torino nis negociatat, një tjetër lojtar i Shqipërisë drejt Serie A
Tash esht Koha

Një tjetër futbollist shqiptar, duket se është drejt kalimit në serinë A.





Ardian Ismajli, një nga lojtarët më të mirë te Hajduku i Splitit në Kroaci, mesa duket pritet ta shohim më skuadrën e Torinos.

Mbrojtësi ka treguar paraqitje të shkëlqyera edhe me Kombëtaren kuqezi, ku trajneri Reja e ka aktivizuar shpesh si titullar. Ndërkohë që për sezonin e ardhshëm, ai është piketuar nga skuadra e serisë A, Torino, ku sipas “Tuttomercatoëeb” kanë nisur negociatat me klubin e lojtarit për transferimin e tij në Itali.  Mirëpo, duket se i vetmi problem deri më tani është çmimi për lojtarin, teksa Torino ka ofruar 1.5 milionë euro, ndërsa Hajduk Split kërkon të paktën 3 milionë euro.

Megjithatë, marrëveshja duket shumë afër, pasi me 2 milionë euro, plus një % të shitjes së lojtarit në të ardhmen, Hajduku mund të hiqte dorë nga shërbimet e Ismajlit. Gjithsesi, gjithçka pritet të shihet.

Tash esht Koha
TAGS