11 April 2018 / 10:56
Procesi gjyqësor për rastin “total” ku akuzohet gazetari Dragan Pavlloviç Llatas për fshehje të tatimit, është anuluar për më 14 maj.
Seanca e sotme në Gjykatën Penale nuk u mbajt sepse në të për shkaqe shëndetësore dhe familjare nuk morri pjesë i akuzuari Dragan Pavlloviç-Llatas.
Edhe dy seancat e mëparshme nuk u mbajtën për të njëjtat arsye. Në një nga seancat e kaluara mbrojtja e Llatasit u shpreh se Llatasi do të mungoj deri në muajin maj.