24 Shtator 2018 / 12:33
Gjykimi për rastin “Total” të Prokurorisë Speciale Publike shtyhet për 3 tetor për shkak të ndryshimit në strukturën e pronësisë së personit juridik “Medijax”.
Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Total”, duheshte të dëgjohen “bombat” e inçizuara nga viti 2011, që PSP i prezanton si dëshmi në procedurë. Deri tani në sallën gjyqësore janë lëshuar 16 nga gjithsej 39 “bombave”.
Në lëndën “Total” i akuzuar është gazetari Dragan Pavloviq-Latas për fshehje të tatimit në vlerë prej 121.414 eurove përmes kompanisë “Total” dhe asaj për media “Mediamaks” në vlerë prej 63.032 eurove.