Tottenham – Muriqi, lajmi i fundit nga Anglia

Tottenham – Muriqi, lajmi i fundit nga Anglia
13:55 | 18 Shtator 2019

Tottenhami i ka dërguar skautët e tij për të vëzhguar Vedat Muriqin edhe në ndeshjen e së hënës mbrëma në Superligën turke.

Tottenham Hotspur vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e yllit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Sipas mediumit “Sport Witness”, Tottenhami i ka dërguar skautët e tij për të vëzhguar 25 vjeçarin edhe në ndeshjen e së hënës mbrëma në Superligën turke, ku Fenerbahçe u mposht nga Alanyaspori.

Muriqi kishte impresionuar me paraqitjen e tij ndaj “Tre Luanëve”, ku i kishte dhuruar dy asistime për Valon Berishën dhe e kishte shënuar një gol nga penalltia, të cilën e kishte nxjerrë vetë.

Trajneri Mauricio Pochettino e do Muriqin në ekipin e tij për t’i bërë konkurrencë Harry Kanet. /Lajmi.net/

TAGS