Tottenhami vërteton krizën e Realit

Tottenhami vërteton krizën e Realit
19:57 | 30 Korrik 2019

Real Madrid po vazhdon të përballet me një krizë të rezultateve në ndeshjet përgatitore për sezonin e ri.

‘Los Blancos’ janë mposhtur 0-1 nga Tottenham në ndeshjen gjysmëfinale të ‘Audi Cup’.

Harry Kane në minutën e 22’, shënoi golin vetëm dhe të fitores për Tottenham në këtë ndeshje.

Ky gol erdhi si pasojë e një topi të devijuar gabimisht nga Marcelo.

Kujtojmë se kjo humbje për Real Madridin, vjen pas disfatës kundër Atletico Madridit me rezultat 7:3./Lajmi.net/

TAGS