Trafik i rënduar në magjistralen Gostivar-Mavrovë, pritje deri në gjysmë ore

Trafik i rënduar në magjistralen Gostivar-Mavrovë, pritje deri në gjysmë ore

Për shkak të punimeve në rrugën magjistrale Gostivar – Mavrovë është bllokuar hyrja për në qytetin e Gostivarit. Radhët e gjata paraqiten prej nga pika e pagesore e Gostivarit deri në daljen e qytetit në drejtim të Mavrovës. Radhët e krijuara i kalojnë 2 kilometra dhe pritja është më shumë se gjysmë ore. Në këtë kaos trafiku deri në këto momente nuk është vërejtur asnjë forcë policie apo shenja orientuese për të rregulluar trafikun e rënduar që është krijuar. Punimet në këtë aks do të vazhdojnë deri në orët e mbrëmjes.

Loading…