Trafikonte ‘shurup përdhunimi’, fundoset “Aleksandër Shqiptari”

Trafikonte ‘shurup përdhunimi’, fundoset “Aleksandër Shqiptari”

Një 26-vjeçar u arrestua në Mikonos nga Zyra e Hetimeve për Trafikun e Drogës dhe Forca e Sigurisë së Atikës për trafikimin të lëndëve të forta narkotike.

Mediat greke e identifikojnë shqiptarin si ‘’Aleksandër Shqiptari’’ (nuk bëhet me dije mbiemri i tij). Gjatë kontrollit atij iu gjetën: GBL, metamfetaminë, ketaminë, ekstazi, 1800 pako najloni dhe 50 shiringa.

Oficerëve grekë u tërhoqi vëmendjen GBL, një lëndë narkotike që provokon përdhunimin te personat. Ai nuk ka ngjyrë kur derdhet në ujë, nuk përmban erë si dhe shkakton humbje të kujtesës dhe lodhje.

26-vjeçari, i cili punonte në Aeroportin e Mikonosit, mbahej nën vëzhgim nga agjentët e anti-drogës që prej mesit të muajit gusht. Në momentin kur po largohej me motorr, ai po transportonte GBL.

Përpara oficerëve të rendit, shqiptari dëshmoi se do ta shiste drogën në Marathi, por nuk zbardhi emrat e personave të përfshirë në këtë rrjet trafiku.