Me 20.08.2019 në ora 16.05 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “ASNOM”, V.P.(56) nga Shkupi, i punësuar në një firmë private, derisa ka qenë duke kryer detyrat e punës me kran në ndërtesën e FFM, është rrëzuar dhe nga lëndimet e fituara ka vdekur në vendin e ngjarjes, transmeton Almakos.
Mjeku nga Ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa nga rrëzimi prej kranit janë dëmtuar dy vetura të tipit “Folksvagen Golf” me targa nga Shkupi.
Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës dhe prokurori publik.