Tragjedi në hotel, shqiptari zhytet me kokë në pishinë dhe vdes

Tragjedi në hotel, shqiptari zhytet me kokë në pishinë dhe vdes

Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në zonën e Milanos dhe i ftuar nga disa miq të tij për të pushuar në pishinën pranë një hoteli, u zhyt për t’u larë por doli i pajetë nga uji.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 të mbrëmjes së të shtunës në hotel Koko në Lido di Savio, Ravena.

Shqiptari ishte duke pushuar pranë pishinës me familjet e disa miqve kur, pas zhytjes, ai nuk doli më dhe u gjet i pajetë në ujë.

Të gjitha përpjekjet e miqve që e gjetën në ujë, për ta shpëtuar, rezultuan të kota.

Sipas asaj që mësohet, nga hetimet paraprake, 39-vjeçari tentoi të hidhej me kokë në pishinë por ka goditur pjesën e betonit me kokë. Kjo i shkaktoi edhe vdekjen e menjëhershme.

Policia dhe ambulanca u lajmëruan menjëherë dhe shkuan në vendin e ngjarjes, kur, edhe konstatuan që  shqiptari, kishte ndërruar jetë. Në galeri shihni pamje të vendngjarjes.

/NOA.al