Me 11.08.2019 në ora 08.30 është lajmëruar se në rrugën magjistrale Gradsko-Prilep, afër fshatit Debrishtë, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Golf” me targa nga Manastiri e drejtuar nga R.D.(34) nga fshati Ostres, Manastir, dhe veturës së tipit “Land Rover” me targa nga Velesi, e drejtuar nga O.G.(30) nga Velesi, transmeton Almakos.
Në aksident ka vdekur bashkëudhëtari në veturën ‘Golf’ B.D.(36). Është lënduar rëndë shoferi R.D., derisa shoferi tjetër O.G. dhe tre udhëtarët nga dy veturat janë lënduar lehtë.
Kontroll në vendngjarje ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Veles.