Trajneri i Ajaxit: Jemi ende në lojë

Trajneri i Ajaxit: Jemi ende në lojë

Trajneri i Ajax, Erik Ten Hag, ka deklaruar se skuadra e tij është ende në garë në Ligën e Kampionëve.

Ajax ka luajtur barazim 1:1 në shtëpi me Juventusin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ten Hag ka kujtuar përballjen me Real Madridin kur skuadra e tij ishte mposhtur në shtëpi, për të përmbysur rezultatin në Bernabeu, dhe për të kaluar tutje në këtë garë evropiane.

“1:1 nuk është rezultati që kemi shpresuar, por është një rezultat”, ka deklaruar Ten Hag, përcjell ‘lajmi.net’.

“Herën e fundit kemi humbur 1:2 nga Madrid në shtëpi por ne jemi ende në garë. Ne patëm disa mundësi të mira”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS